Shtetet e ndryshme të Europës po vendosin sipas situatës në vendet e tyre në lidhje me rinisjen apo jo të futbollit për të mbyllur sezonet e ndërprerë për shkak të pandemisë Covid-19. Zgjidhjet janë të ndryshme, por UEFA vazhdon të këmbëngulë në idenë e saj se “është e mundur” që kampionatet të përfundojnë. Sigurisht, duke respektuar protokollët sanitarë që secila Federatë do të realizojë në bazë të legjislacionit në vend. Konfirmimi vjen nga presidenti i Komisionit Mjekësor të UEFA-s, Tim Meyer.

Tim
Tim

“Në këtë diskutim shëndeti publik është parësor. Federatat po hartojnë protokollët shëndetësorë sipas ligjeve në vendet e tyre. Nëse ato respektohen është sigurisht e mundur të planifikohet rinisja e kompeticioneve”, ka thënë Meyer, teksa deklarata e tij është në kundërshtim të plotë të asaj që kishte shprehur një ditë më parë presidenti i Komitetit Mjekësor të FIFA-s. Sipas tij, është e pamundur që futbolli të kthehet deri në fund të gushtit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: