Tirana ka një konkurrencë të fortë në repartin ofensiv, me gjashtë lojtarë që synojnë të marrin minuta në vetëm tre pozicione. Skuadra bardheblu ka disa alternativa në sulm, çka i jep trajnerit mundësi për të ndryshuar skemat dhe mënyrën e lojës, por njëkohësisht krijon edhe një garë të fortë për formacionin.

Katër prej alternativave kryesore janë qendërsulmuesit Redon Xhixha, Tomislav Kish, Bernard Berisha dhe kapiteni Redon Xhixha. Më pas vinë Erdon Daci dhe Etienne Tare. Xhixha është lojtari me vlerën më të lartë në këtë repart. 28-vjeçari shqiptar vlerësohet 400 mijë euro, ndërsa pas tij renditet kroati Tomislav Kish, 32 vjeç, me një vlerë prej 200 mijë eurosh. Një tjetër alternativë në qendër është Eridon Daci. Sulmuesi 28-vjeçar, me kombësi të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, vlerësohet 175 mijë euro. Lista plotësohet nga Etienne Tare. Konkurrenca në repartin ofensiv nuk kufizohet vetëm te qendërsulmuesit. Drilon Hazrollaj, i cili aktivizohet si anësor i djathtë, ka një vlerë prej 400 mijë eurosh, ndërsa Bernard Berisha, që mund të luajë në krahun e majtë, vlerësohet 200 mijë euro.

Tre vende, gjashtë alternativa

Në varësi të skemës së përdorur nga trajneri, Tirana ka kështu gjashtë alternativa për tre pozicione ofensive. Kjo do të thotë se gara për formacionin do të jetë e fortë, veçanërisht në një repart ku bardheblutë kanë disa lojtarë me eksperiencë dhe profil të ndryshëm.

Në letër, Xhixha dhe Hazrollaj, me nga 400 mijë euro vlerë tregu, janë dy lojtarët më të kuotuar të këtij grupi. Pas tyre vijnë Kish dhe Berisha. Gara për sulmin e Tiranës premton të jetë një nga dilemat kryesore të sezonit, gjashtë lojtarë, tre vende dhe vetëm performanca në fushë do të përcaktojë hierarkinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb