Duke ironizuar me “Panama Papers”, gazetari Ylli Dylgjeri shkruan se zyrtarët tanë i mbajnë lekët nën dyshek.

NGA YLLI DYLGJERI*

Grekët po mbajnë në këmbë një ligj lufte.
E mbajnë me vite. Thuhet se ky ligj mban peng pronat e çamëve. Prona e tyre janë në Greqi. Janë mbledhur në gur, në mure, në drurë.
Po në Panama?
Në Panama është mbledhur cash-i ! Po na fsheh lekët ky vend. E si të mos mjaftojë fshehja e lekut, po na nxjerrin edhe bojën!
Më sakte po na mbajnë taksat tona? Klientët po shmangin tatimin! Po pastrojne paratë!
8 % e pasurise botërore është përtej detit! Po maskojnë origjinën. E plot të zeza që si dimë ende. Po ne sa kemi fshehur? Nuk e dimë. Ndaj duhet lëvizur. Jemi bash në kohë. Sapo kemi filluar fazën e dytë të luftës kunder informalitetit dhe falsifikatoreve. Personelin e kemi të trajnuar, me shkolle dite e nate. Askush s’mund ti gëzojë taksat tona! Akuzohet Ismail Mulleti! Po zoti Mulleti e “disiplinoi” për herë të parë këtë vend me vendosjen e kasave fiskale? Apo na disiplinoi Ne, e fshehu paratë e veta? Atëherë, Investigim! S’del pa luftë…paraja!
Ti veshim ushtar e ti hedhim ne front tatimoret!
Ta fillojmë këtë lufte. Boll pritem. Të tregojmë se kemi integritet e jo vetem parti integrimi! Ti nisim Noten Verbale Panamasë: Luftë! Atdheu na therret!
A kemi njerez? Keto që kemi mbetur. Ministrat jane të gjithë ketu, ne këmbë. E hane barutin me dhëmbë! Edhe Ai i financave nuk fluturon si me parë. Atdheu është i tëri ketu. Po ku është Atdheu?
Atdheu është te dysheku, te rruga, te shtepija dublex, te lagja, te pallati, te makina, te karburanti me ngjyre e pa ngjyrë, te çarte-ri, te fshati Turistik, te Resorti, etj, etj.
Meqe ra fjala, ça duhet kjo lufte ne Panama?
Per fshehje lekesh-pra! Trapllek!
Ky popull i ka mbajt leket gjithë jeten nën dyshek.
Skandali këtu quhet Dyshek papers!
Nën dyshek s’kemi hyrë akoma.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: