Pasi mbylli gjysmën e parë të sezonit në një pozicion që askush nuk e priste, Luftëtari po surprizon edhe në merkaton e bërë deri më tani. Pas afrimit të sulmuesit Lamçja nga Teuta, sot është konfirmuar edhe mesfushori Vangjel Tavo nga Korabi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bluzi me një postim në profilin zyrtar në “Facebook”. “Luftëtari bën goditjen e radhës në merkato. Vangjel Zguro zyrtarisht bluzi. Forca Luftëtari”, shkruhet në postimin që shoqëron dy foto të lojtarit me presidentin Grigor Tavo dhe zyrtarë të klubit.

Gjithsesi afrimi i fundit nuk është pritur aspak mirë nga tifozeria më e zjarrtë e Luftëtarit, “Shqiponjat BLUZI”. Në të njëjtën mënyrë si klubi, me anë të një postimi në facebook, ata kanë shprehur pakënaqësi për afrimin e fundit pasi lojtari ka qenë pjesë e Pogradecit vitin e kaluar kur në fundin e takimit ka shpërthyer një dhunë e pajustifikuar, ku ka goditur pjestarët e klubit Luftëtari, pretendojnë tifozët gjirokastrit.
shqiponjat bluzi
“Jemi shume te indinjuar me futbollistin e afruar vangjo zguro
shqiponjat bluzi e kan shpall non grata!!
nuk hedhim posht cunat tane oltin e aleksi. qe jane dhunuar nga personi n fjale ndeshjen e fundit ne pogradec
Shbz kerkon:
Daljen ne deklarate per shtyp te zguros ku te kerkoje FALJE publikosht per ate qe ka berre ne te kundert o ne o ai ne stadium”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb