Kryeqyteti italian është mbërthyer nga ethet e derbit, me tifozët e dy klubeve, Roma dhe Lazio, që kanë nisur përplasjet ndërmjet tyre që në orët e para të mëngjesit të kësaj së shtune. Rreth orës 9:30, shumë pranë stadiumit Olimpik, afro 200 tifozë lacial, të gjithë me maska të zeza, janë përplasur me afro 100 tifozët romanist. Për fat, ndërhyrja e policisë ishte e shpejtë duke shmangur përshkallëzimin e dhunës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tifozët lëshuan sende të forta ndërmjet tyre, por dhe gaz lotsjellës. Një tifoz i Romës u arrestua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: