Trajneri i Spanjës, Luis Enrique i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve para ndeshjes së fundit të grupeve ndaj Japonisë.

“A përfundoni i dyti për të shmangur Brazilin në çerekfinale? Ne kemi menduar për këtë dhe është e kotë të spekulojmë sepse mund të eliminoheni në pesëmbëdhjetë sekondat e fundit. Ne duam të përfundojmë të parët. Nuk po shikojmë rivalët tanë në 1/16 ose Brazilin në çerekfinale.Në sportin e nivelit të lartë nuk ka spekulime. Për të fituar një Botëror duhet të fitosh kundër të gjithëve që të dalin para dhe ky është qëllimi. Nuk kam frikë nga Brazili” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb