Luis Enrique do të jetë trajneri i ri i ekipit përfaqësues spanjolle. Bordi i Drejtorëve të Federatës së Futbollit të Spanjës ka vendosur në mënyrë unanime ta emërojë Enriquen në postin e trajnerit

Enrique zëvendëson të larguarin Fernando Hierro, ndërsa ka firmosur kontratën 2-vjeçare me Spanjën, e cila nuk ka klauzolë anulimi dhe ai do të vijë në krye të Spanjës bashkë me stafin që do ta zgjedhë vetë. Kështu pa mbaruar Botërori, Spanja ndryshon tre trajnerë.

Ish-trajneri i Barcelonës, ishte favoriti kryesor për shkak të moshës së re por edhe eksperiencës ndërkombëtare. Por tekniku ka treguar se mund të menaxhojë një skuadër me plot kampionë, siç është ajo e Spanjës.

Kampionët e 2010 u eliminuan nga Rusia pas një turneu që filloi me largimin e Julen Lopetegui pas emërimit të tij si trajneri i Real Madridit.

Ai do ta udhëheqë vendin e tij në fushatën kualifikuese për Euro 2020 dhe potencialisht në Kupën Botërore të ardhshme pas katër vitesh.

48-vjeçari në të kaluarën ka drejtuar Barcelona B, Romën, Sëlltikun dhe ekipin e parë të Barcelonës. Si futbollist Enrike është aktivizuar 62 takime me fanellën e Spanjës, ku ka shënuar 12 gola.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: