Fati rezervoi Katarin, Ekuadorin dhe Senegalin si kundërshtar grupi për Hollandën në Botërorin e Katarit. Trajneri i “tulipanëve”, Van Gaal ka komentuar shortin. Ai thotë se nuk ka informacion për rivalët. Kjo vështirëson shumë situatën e kjo duket që nga fjalët e teknikut.

“Këta janë kundërshtarë për të cilët nuk dimë asgjë. Së paku, unë jo.Në vitin 2014 përfunduam në grupin më të vështirë, me kampionët e botës, Spanjën, Kilin, që ishte numri tre në Amerikën e Jugut në atë kohë, dhe ekipin luftarak të Australisë” – tha ai.Përpara se të fillojë Botërori i Katarit 2022, Hollanda do luajë disa ndeshje të Nations League, kompeticion ky që fillon në qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb