Në një kohë kur Romelu Lukaku vijon stërvitjen i diferencuar, në dyshim të fortë edhe për ndeshjen kundër Salernitana-s në Serie A, trajnerit Inzaghi nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të mbështet te dyshja Martinez-Dzeko për ndeshjen e kthimit në Champions kundër Barcelonës.

Pasi u rikthyen te rezultatet pozitive, me dy fitore radhazi, në Champions dhe Serie A, Inter është përpara një tjetër testi shumë të rëndësishëm, ndaj Barcelonës është një mundësi e shkëlqyer për të konfirmuar se kanë lënë pas krizën që i kishte mbërthyer. Inter luan në “Camp Nou” për dy rezultatet, i mjafton edhe një barazim për të vendosur më pas fatin në Champions në ndeshjen kundër Plzen. Në rast suksesi përballë ekipit blaugrana do të siguronin menjëherë një biletë për në fazën e 1/8.

Në mbrojtje rikthehet treshja Skriniar-De Vrij-Bastoni, ndërsa në mesfushë, Asllani rikthehet sërish në stol për ti bërë vend Mkhitaryan, armeni së bashku me Calhanoglu dhe Barella do të formojnë mesfushën. Dilemat e Inzaghit kanë të bëjnë me krahët, ku Dumfreis është në balotazh me Darmian dhe Dimarco me Gosens.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb