Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ftoi presidentin kinez Xi Jinping të vizitojë vendin e tij, thuhet në letrën e dërguar të shtunën nga Lukashenko duke uruar homologun e tij për vitin e ri hënor.

“Ftoj Shkëlqesinë tuaj të vizitoni Republikën e Bjellorusisë, ku jeni njohur dhe vlerësuar si një mik i vërtetë dhe ku do t’ju bëhet mirëseardhja më e ngrohtë dhe më e përzemërt”, tha Lukashenko.

Presidenti vuri në dukje se “përkundër të gjitha vështirësive që ka sjellë viti i kaluar”, Bjellorusia dhe Kina “kanë arritur me përpjekje të përbashkëta të bëjnë përparim të rëndësishëm në ndërtimin e bashkëpunimit bjelloruso-kinez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb