Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Elbasan, ka organizuar protestat në Tiranë. Ndërsa në Tiranë po mbahet protesta e 8, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Megjithatë kryeministri u shpreh i bindur se nuk tërhiqet nga deklaratat e tij.

“Do mbrojnë Shqipërinë këta nga ne? Do mbrojnë Shqipërinë këta nga unë, nga një forcë që Shqipërinë e mori në krah, kur të tjerët e konsideronin një dele të zezë. Kur shqiptarët të thonë me krenari që janë shqiptarë. Do mbrojnë këta nga ne Shqipërinë, e kuptoni apo ajo…Ca personazhe që nuk i kanë thënë punës mirë mëngjes. E patë Fevziun tha zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Përse mo çfarë është Shqipëria, shtëpi publike që kushdo me nxjerr dufin i fut një palë zgjedhje. Zgjedhjet janë në 2029. Zogu, o zogu, zgjedhjet i kemi fituar për të futur Shqipërinë në BE…Zogu, zgjedhjet i kemi fituar për të mbyllur. Vlora do bëhet bebja e syrit e turizmit”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb