Një 25-vjeçar nga Lushnja është vënë në prangat e policisë pasi në banesën e tij u gjetën armë e drogë. Në bazë të informacioneve zyrtare, është arrestuar në flagrancë Avdulla Muça, banues në fshatin Çerm-Proshkë, në Lushnje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në cilësinë e provës materiale, policia gjeti dhe sekuestroi: 5 kg bimë e dyshuar si Cannabis Sativa, 1 armë tip Kallashnikov, 2 krehra kallashnikovi dhe 61 fishekë, 1 armë tip Shotgan i markës Angleze, 1 armë teke e markës Italiane me 45 fishekë, 1 armë e ftohtë, thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier.

(xh.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: