BERAT – Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi, ka kërkuar sot ndryshimin e Kodit Zgjedhor me qëllim respektimin e kuotave gjinore. Sipas saj, nëse nuk plotësohet kriteri për pjesëmarrjen 30% të grave në listat e kandidatëve, këto lista të mos pranohen.

Sipas saj, propozimi i është dërguar Kuvendit me qëllim që ndryshimet të aplikohen që në zgjedhjet e ardhshme.

Kryetarja e KQZ-së e bëri këtë deklaratë nga Berati,në vazhdën e fushatës së trajnimit që ka nisur në të gjitha rrethet e vendit me qëllim përgatitjen e mirë të komisionerëve të rinj për zgjedhjet e pritshme vendore.
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: