TIRANE – Skeçi i Luzes në programin humoristik “Portokalli”, ka provokuar ndjenjat e matjanëve, të cilët i quajti të prapambetur dhe të dhunshëm. Lefter Ballabani, ish-drejtues i arsimit në këtë rreth, i përgjigjet me një status në Facebook, ku thekson se matjanët janë gripa, jo mehruma.

“LUZJA e Portokallisë (autori i libretit) permendi Burrelin si vend ku përdorej dhuna në arsim dhe që nënkuptonte një vend të humbur etj, etj. Lidhur me këtë mund të them se ndjej keqardhje për ata që e njohin Shqipërinë deri tek sheshi Shqiponja në Tiranë dhe pjesën tjetër e mendojnë ashtu si LUZJA.

Lidhur me arsimin ne MAT, të paktën deri 2 vjet me parë kur unë isha drejtues mund t’JU them atyre se: Jo vetëm dhuna nuk kishte vend, por ishte cilësor.

97% e mësuesve ishin me arsim përkatës. Anglishtja ishte e shtrirë në të gjitha shkollat e rrethit. Maturantët matjane gjithnjë kanë qenë në 25 -se më të mirët e Republikës. Per 8 vite u ndërtuan dhe rikonstruktuan rreth 25 shkolla.. etj, etj.

Gjithashtu lidhur me popullatën (matjanet) që jetojnë në ato troje shquhen për mençurinë e trashëguar në shekuj të cilën e kanë investuar në hedhjen e themeleve të shtetit Shqiptar.

Djemtë e Matit sot janë të shpërndarë në gjithë botën dhe kudo ku ndodhen janë të spikatur për shkathtësine dhe qytetarinë që paraqesin.

Po kështu mund t’JU them se edhe gjatë diktaturës rinia e Matit ishte mjaft e emancipuar.

Djemtë dhe vajzat e Matit nepër universitete nuk mund t’i dalloje dhe as nuk mund t’i dallosh edhe sot nga rinia tjetër e qyteteve të mëdha si TR, DR etj, qofte nga paraqitja, qoftë nga e folura, qoftë nga rezultatet.

Djemtë e vajzat ishin “garipë” e jo merhumë në shoqërinë që i rrethonte dhe jo më kot flitet edhe për dashuri gati të pamundura për të tjerët të djemve e të vajzave matjane me VIP-at e kohës të TR…

Nuk po zgjatem, por kërkoj me këto rreshta të ngjall kujtesën e të gjithë atyre që kanë qenë në shoqërinë e matjaneve dhe të vërtetojnë brenda ndërgjegjes së tyre se unë kam të drejtë dhe nuk është realiteti matjan ai i LUZEVE të portokallisë”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: