Rrëqethëse janë dëshmitë e banorëve të lagjes së ish kënetës në Durrës, aty ku ditën e djeshme dy vogëlushë, kushërinj me njëri-tjetrin humbën jetën, ndërsa vëllai i një prej tyre ndodhet në spital për shkak të plagëve të marra.
Banorët tregojnë për News24 se mamaja e një prej viktimave kishte shkuar në Itali për të vizituar bashkëshortin e saj i cili trajtohej pasi ishte me sëmundje të rëndë.
Prindërit e kanë parë videon e plotë nga kamerat e sigurisë që ndodheshin aty pranë, ndërsa gjendja e tyre është e rëndë pas tragjedisë që u ndodhi.
“Ishin në fshatin tonë, ishin një familje ideale që shihnin vetëm punën e tyre. Por ishin të varfër.
Ngjarjen e kanë parë nga televizori, mamaja kishte shkuar në Itali të vizitonte bashkëshortin që ishte sëmurë. Kanë parë ngjarjen nga kamerat, mamaja vetëm bërtet” Ma vranë djalin në derë të shtëpisë. Babai është shumë sëmurë, me sëmundje të keqe me zor flet. Kjo ngjarje që ka ndodhur na ka prekur të gjithë jo vetëm ata. Një gjë të tillë nuk ia uron as armikut”, rrëfen një banore.
