TIRANE

Pas uljeve të temperaturave me disa gradë ditët e fundit duket se në muajin maj do të kemi kohë të ngrohte që është dhe tipike për këtë muaj.

Sinoptikania Adiola Bani në një lidhje telefonike në News24 tha se pas uljes me gati 5 gradë celcius ditët e fundit muaji maj do të jetë një rritje graduale të temperaturave. Në disa të këtij muaji do të ketë edhe temperatura edeh mbi 30 gradë celcius.

“Ka pasur një rënie të temperaturave duke e krahasuar me javën e kaluar me 4 ose 5 gradë, duke bërë që gjatë kësaj javë temperaturat të shkojnë deri në 24 gradë celcius, ndërsa mëngjeset do të jenë të freskët 6 apo 7 gradë celcius.

Kjo do të zgjasë deri ditën e mërkurë sepse duke filluar nga e enjtja do të kemi një ngritje graduale të tyre. Për sa i përket majit do të kemi temperatura tipike të këtij muaji, do të ketë rritje graduale por disa ditë do të ketë dhe temperatura mbi 30 gradë celcius”- tha Bani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: