Aksident në Pogradec. Një mjet tip Benz, me drejtues shtetasin Nerjan Amolli ka aksidentuar këmbësoren me inicialet M. M., rreth 45 vjeçe, banuese në Pogradec.

Kjo e fundit ndodhet në spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 27.02.2023, rreth orës 07:15, në lagjen nr. 4, Pogradec automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. A., 48 vjeç, banues në Pogradec, ka aksidentuar këmbësoren M. M., rreth 45 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ndodhet në spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: