Policia e Vlorës ka dhënë detaje në lidhje me makinën që u dogj sot në lagjen “Pavarësia”. Ngjarja ndodhi në orën 12:10 në zonën e skelës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip ‘Renault Clio’ në pronësi të shtetase me inicialet A.K., që ka qenë i parkuar, është djegur në pjesën e brendshme të tij.

Nga veprimet e kryera nga ana e ekspertëve përkatës ka rezultuar se mjeti është djegur për shkaqe aksidentale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: