Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave është regjistruar sot në Krujë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:55, në Krastë. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet K. D., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: