TIRANË

Një automjet ka marrë flakë në ecje në kryeqytet, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 17:20, tek kryqëzimi i Laprakës, si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues shtetasin K.V., ku ka vetëm dëme materiale. (foto ilustruese)

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb