Një makinë ka marrë flakë në ecje te Rruga e Kavajës, në Tiranë.

Policia njofton se mjet drejtohej nga 27-vjeçari E.S., kur ka marrë flakë, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:55, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues E. S, 27 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb