Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik në Kavajë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:40 në Malin e Robit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një makinë ka përplasur një çiklist, dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

“BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.L., ndërkohë që shoferi i makinës, shtetasi me inicialet B.F. është shoqëruar në komisariat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: