BURREL- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Milot, pranë njësisë administrative Baz. Sipas policisë së Matit, shtetasi me inicialet K.B, banues në Klos, ka përplasur me automjetin e tij këmbësor Z.B, rreth 28 vjeç, banues në Burrel.

I lënduari është dërguar në sptalin e Burrelit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Burrel-Milot, pranë njësisë administrative Baz, shtetasi K.B, banues në Klos, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin këmbësor Z.B, rreth 28 vjeç, banues në Burrel.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin e Burrelit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb