Një aksident ka ndodhur rreth orës 12:50 në Gjirokastër, ku ka mbetur e plagosur një kalimtare. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se një mjet tip ka goditur një këmbësore në lagjen “18 shtatori” dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Këmbësorja u dërgua ne urgjencën e spitalit të Gjirokastrës për të marrë mjekim, ndërkohë që policia duke iu referuar dëshmive dhe hetimeve paraprakeka dhënë detaje për mjetin e përfshirë në aksident dhe që u largua nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për një “BMW X6”, ngjyrë e zezë, me targa targa AA 811 KP.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb