Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, në afërsi të një karburanti.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin me inicialet Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, i cili po lëvizte me biçikletë.

30-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: