KORCE- Një 70-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Korçë si pasojë e një aksidenti rrugor. I moshuari me inicialet L.L, ishte duke ecur në rrugë në momentin kur u përplas nga një automjet. Makina tip “Peugeot” me targë AA485FA, drejtohej nga shtetasi K. Mitrollari, aksidenti 70-vjeçarin i cili humbi jetën në mënyrë të menjëhershme.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb