Një shofer i një makine goditi një grup këmbësorësh në qytetin kinez Dalian dhe shkaktoi vdekjen e të paktën 5 personave.

Aksidenti ndodhi në një qytet port në gadishullin Liaodong në verilindje të Kinës.

Byroja e Sigurisë Publike tha se shoferi i makinës goditi këmbësorët të cilët po kalonin rrugën në qendër të qytetit.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raportoi se të paktën 5 persona e kanë humbur jetën në aksident ndërsa 5 të tjerë janë lënduar.

Policia ka arrestuar shoferin dhe po hetohet për aksidentin.

Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit e makinave godasin këmbësorët në rrugët e mbushura me njerëz në Kinë. Autoritetet pretendojnë se problemet psikologjike të shoferëve janë shkaku më i zakonshëm i aksidenteve të tilla.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb