TIRANE– MKushdo që importon një mjet të përdorur me ligj duhet që të paguajnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave detyrimet që lindin nga ky veprim. Por duket se përmes ndryshimit dhe falsifikimit të të dhënave për automjete të ndryshme, kryesisht lukzoze personat që kanë bërë blerjen e mjetit ja kanë dalë të shmangin në disa raste pagesën e detyrimeve. Kjo ka bërë që Drejtoria e Hetimit, pranë Administratës Doganore Shqiptare, krahas bllokimit të tyre, të nisë dhe procedurën e hetimit të mëtejshëm.

Kështu vetëm për muajt e parë të këtij viti, Drejtoria e Hetimit Doganor ka referuar pranë organit të akuzës, Prokurori, për hetim të mëtejshëm për mashtrim dhe shmangie te detyrimeve doganore 10 raste, nga të cilat janë sekuestruar 4 automjete të ndryshme motorike luksoze, ndërkohë që për vitin 2017 janë dërguar 96 raste.

Referimet janë kaluar për ndjekje të mëtejshme prokurorive të Rretheve Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Përmet, Sarandë dhe Elbasan. Nga këto janë sekuestruar 9 automjete luksoze, prodhime të viteve të fundit, me një vlerë malli rreth 33.000.000 lekë.

Për 15 automjete është dërguar informacioni për marrje vendimi për shmangien në shumën 3.808.862 lekë dhe gjobë në shumën 8.108.560 lekë. Doganat bëjnë me dije se ndërkohe vazhdojnë hetimet edhe për raste të tjera./monitor/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb