VLORE

Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi me lëndë plasëse që ndodhi në Vlorë, ku për pasojë mbeti i plagosur një 48-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në orës 16:15 pranë një karburanti në hyrje të qytetit.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se Agron Alushaj është pronar i një biznesi gurore në fshatin Drashovic të Selenicës.

NGJARJA

Ngjarja është shënuar në hyrje të qytetit, në ambientet e një karburanti, ndërsa objektiv ka qenë një automjet tip ‘Benz’ me targa AA 703NG, në pronësi të Alushajt. Ky i fundit ishte duke nxjerrë mjetin e tij nga lavazhi në momentin e shpërthimit, automjeti ka lëvizur vetëm 5 metra nga vendi i parkimit, në momentin e shpërthimit. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se lënda shpërthyese dyshohet të këtë qenë brenda mjetit, pikërisht në vendin e shoferit.

Kjo bazuar dhe ne dëmtimin qe automjeti ka marrë. Alushaj ka marrë dëmtime serioze në trup, ndërsa mësohet se ai rrezikon të dyja gjymtyrët. Alushaj është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, ndërsa ditën e nesërme pritet të transportohet drejt Tiranës, për ndihmë të specializuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb