Mali i Zi është vendi i parë në botë që Rakuten Viber ka zgjedhur për të vënë në dispozicion të përdoruesve shërbimin e tij premium të abonimit duke filluar nga e enjtja.

Siç thuhet në njoftim, përdoruesit nga Mali i Zi që vendosin të abonohen në Viber Plus do të jenë të parët në botë që do të kenë mundësinë të aktivizojnë shërbime të reja që do të jenë në dispozicion vetëm për abonentët.

Kompania thekson se të gjitha shërbimet dhe funksionalitetet e tjera standarde të aplikacionit Viber do të mbeten falas për përdoruesit në mbarë botën.

Rakuten Viber për 1.99 dollarë në muaj ofron opsione të reja si:

Viber pa reklama
Qasje në afishet me pagesë
Mbështetje teknike e drejtpërdrejtë
Ikona unike të aplikacionit

Gjithashtu, përdoruesit e aplikacionit Viber Plus do të marrin edhe një distinktiv verifikimi me avatarin e tyre (fotografinë e profilit), duke konfirmuar abonimin premium. Për të aktivizuar këtë shërbim të ri, përdoruesit fillimisht do të klikojnë te “Më shumë” në këndin e poshtëm djathtas të aplikacionit – dhe më pas në veçorinë e caktuar Viber Plus për të nisur procesin./ B92

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: