TIRANE

Lefter Maliqi, i cili pak kohë më parë mori mandatin e deputetit ka rrëfyer në “Të Paekspozuarit”, në News 24 foli edhe për sherrin me kreun e PD-së, Lulzim Basha.  Maliqi u shpreh i bindur që Basha nuk është i denjë për të qenë në krye të PD-së, ndërsa pretendon se është mashtruar nga ai gjatë fushatës elektorale.

Deputeti  më i ri i Kuvendit tha se Basha i bëri një premtim, të cilin nuk e mbajti.

“Ai takim në Lapardha është bërë para zgjedhjeve. Unë i thashë nuk kam besim te ju dhe ai më ka premtuar vendin e parë në Lapërdha. Dje kanë qenë në Berat, 40 veta, as strukturat e PD-së nuk vejnë. Imagjino foton e Bashës me strukturën me 100 persona.

Duke gënjyer për herë të katërt më tha se do jesh i pari në listë, takova zotin Berisha dhe i thashë se më ka thënë Basha që do jesh i pari.

Kur më vjen përgjigjia në 1 të natës dhe isha i 3-ti. Më pas kam marrë në telefon Bashën . Më merr Basha që kam djegur Jozefinën e tjetrin. Më tha je se s’bën deputet, me fushatën do merrem unë. Më vjen keq për fatin e demokratëve. Unë nuk jam për largimin e Bashës, ai të mos largohet por të ketë detyrë dytësore.”- u shpreh Maliqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb