E ëma e Tuanës së vogël, Benarda rrëfen peripecitë 24 mujore brenda spitalit Pediatrik në Tiranë.

“Vajza ime është anemi hetolimike autoimmune, Çdo herë që mjekët i marrin gjak i rrezikohet jeta. Kur më ka thënë doktoresha që bëhu e forte se këto janë çaste jetike për fëmijën tënd, ajo ja hodhi natën e parë, tre ditë ishte në reanimacion dhe e zbritëm poshtë. Kjo sëmundje ka nevojë për transplant palce që këtu nuk realizohet, një spital në Itali e ka marrë përsipër, kostoja është 50 mijë euro por mund të jetë edhe më e madhe shuma nëse bëhet transplant. Tuana është shumë e veçantë, edhe sëmundja është 1 në 10.000 raste edhe grupi i gjakut ZH është shumë i veçantë. Del vajza tek dera dhe thotë mami ikim, qan natën tremben, thotë mami më vranë. Unë e di që është luftëtare dhe do ia dali”,-thotë e ëma.

Elvis Naçi e përcolli vetë Tuanën për në automabulancë. Gjyshërit ishin aty për ta përcjellë. Shqiptarët mblodhën paratë dhe gjithçka është gati që vajza të transportohej me avion sanitar për tek spitali në Itali. Tuana 2 vjeçare tashmë njoftoi Elvis Naçi në studio është në duart e sigurta të mjekëve të cilët po bënë gjithçka për të. Shqiptarët i kane dhuruar vogëlushes një jetë të dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb