Man.City shpartallon Leipzig 7-0, kualifikohet për në fazën çerekfinale të Champions League me rezultatin e përgjithshëm 8-1, shifra që nuk lënë vend për koment. Pep Guardiola i falet edhe një herë Erling Haaland, autori i 5 golave, e të mendosh që e mbajti në lojë deri në minutën e 63-të. Me një super Haaland në dispozicion, Man.City pa diskutim janë nga favoritët kryesor për të fituar këtë sezon, në fakt kështu ka qenë prej vitesh, me apo pa Haaland, por në fund “qytetarët” kanë dështuar gjithnjë.

212102254 B5108258 Aec8 436b B6a6 47b1e29bc416
212102254 B5108258 Aec8 436b B6a6 47b1e29bc416

Sfida u zhbllokua në minutën e 22-të ku biondi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Dy minuta më pas, Haaland dyfishoi shifrat. Në fundin e pjesës së parë, ishte sërish Haaland që ndoqi mirë aksionin dhe në vijën fatale e dërgoi në rrjetë.

212103147 7d51abc3 8040 43ff 95b5 Cbeb750028bb
212103147 7d51abc3 8040 43ff 95b5 Cbeb750028bb

Historia nuk ndryshoi as me fillimin e pjesës së dytë, thjesht ishte Gundogan që prishi zinxhirin e golave duke realizuar të katërtin për City-n në minutën e 49-të. Në të 53-tën, Haaland dërgoi shifrat në 5-0, ndërsa katër minuta më pas realizoi golin e tij të pestë personal dhe të gjashtin për Man.City.

212941435 A8716764 Deab 4b90 8f6b 727300334651
212941435 A8716764 Deab 4b90 8f6b 727300334651

Për fatin e mirë të Leizpig, Guardiola vendosi ta ul në stol Haaland në minutën e 63-të, por në shtesë, ishte De Bruyne që sigloi shifrat përfundimtare në 7-0, rezultat që kënaq Pep Guardiolën:

“Ishte më të vërtetë një paraqitje shumë e mirë, nga minuta e parë deri në fund. Shënuam shumë gola, Haaland ishte fantastik, por jo vetëm ai, të gjithë ishin të shkëlqyer. Haaland është një djalë i jashtëzakonshëm, me shumë talent, potencial dhe me mentalitet fitues, por këtë herë ky ekip di dhe të mbrojë shumë mirë”, u shpreh Pep Guardiola pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb