Në Angli vijojnë të insistojnë, Man.City kërkon shërbimet e Romelu Lukaku. Nuk është thjeshtë një ide për një pistë konkrete, një dëshirë e vjetër e Pep Guardiola. Pak javë më parë, gjithnjë sipas mediave angleze, drejtuesit e Man.City kishin shprehur interesimin e tyre për sulmuesin belg por morën një “Jo” të prerë nga Inter. Sipas “Telegraph”, Guardiola po shtyn gjithnjë e më shumë drejtuesit të përpilojnë edhe një herë ofertën e tyre për Lukakun, Inter mund të heq dorë nga shërbimet e sulmuesit vetëm për një shifër jo më pak se 105 milion euro.

Olivier Giroud
Olivier Giroud

Në fakt zikaltërit prej kohësh po punojnë për të gjetur një zëvendësues për Lukakun, sipas “Tuttosport”, në shënjestrën e tyre janë dy emra konkret: Milik dhe Olivier Giroud. Sulmuesi polak është në skadencë të kontratës, në fund të sezonit largohet me parametra zero por Napoli insiston, në janar Milik shihet vetëm për 18 milion euro. Në lidhje me Giroud, ideja e Inter është e ngjashme me atë që solli Young në Milano, transferim në formë huazimi për gjashtë muaj, me detyrim blerje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb