Pas një fillimi të trazuar, dukshëm akoma me mendje në Barcelonë, pak nga pak Rey Manaj arriti të gjente veten e tij në këtë rikthim në Serie A.

Sulmuesi i Kombëtares është kthyer në një pikë referimi së fundmi në sulmin Spezia. 12 minuta lojë i mjaftuan Manaj në sfidës e kësaj të hëne kundër Bologna për të gjetur rrugën e rrjetës.

Për Manaj ky ishte goli i tij i tretë në Serie A, duke i dhuruar një avantazh të rëndësishëm ekipit të tij në ketë transfertë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: