TIRANA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto teksa duken tre bebe trinjake të cilat kanë lindur sot në maternitetin ‘’Koço Gliozheni’’ në Tiranë.

Manastirliu thotë se stafi shëndetësor i shërbeu me përkushtim të porsalindurve teksa familja e re nga Tirana ka përfituar tashmë bonusin e bebes prej 3.6 milionë lekë.

STATUSI NGA MANASTIRLIU

Trinjakë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë?

Një gëzim i madh për familjen dhe për stafin mjekësor që i ka shërbyer me përkushtim të porsalindurve në terapinë intensive dhe tashmë gëzojnë shëndet??

? Familja e re nga Tirana ka përfituar edhe bonusin e bebes prej 3,6 milion lekë për trinjakët???

#KrenarePërMjekët

#FëmijëtTëParët

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb