Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 443 misione nga ekipet e Urgjencës Mjekësore në vend për qytetarët e prekur nga koronavirusi, por edhe raste të tjera.

Teksa publikon foto të ekipeve mjekësore, ministrja shpreh mirënjohe për mjekët dhe infermierët, teksa thekson se 150 nga këto misione janë kryer në banesë dhe në spital për qytetarë të prekur nga Covid-19.

Mesazhi i Manastirliut:

Ekipet e Urgjencës Mjekësore kanë kryer me profesionalizëm 443 misione vetëm në 24 orët e fundit, nga të cilat 150 misione në banesë dhe në spital për qytetarë të prekur nga #COVID19?
#Mirënjohje për punën e mjekëve dhe infermierëve??
☎️ 1️⃣2️⃣7️⃣ për çdo emergjencë shëndetësore.
#ShëndetësiaNëGatishmëri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb