Manchester City ka fituar kampionatin e Premier League, por gjithsesi do kërkojë të mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Në javën e parafundit, Citizens përballen me Brighton këtë të mërkurë dhe para këtij takimi, në konferencën për shtyp ka dalë trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola.

“Unë e përgëzoj Brighton për arritjen e jashtëzakonshme të kualifikimit në Europa League. Mendoj se Roberto është një nga trajnerët më me ndikim të 20 viteve të fundit. Asnjë ekip nuk luan si Brighton , ai është unik. Ndjeva se Roberto do të kishte një ndikim të rëndësishëm në lojë, por nuk prisja kaq shumë dhe kaq shpejt.

Brighton krijon 20-25 raste, ai monopolizon posedimin si askush tjetër për një kohë të gjatë. Portieri është si një mesfushor mbajtës. Nëse nuk luan në një nivel të lartë, ai mund të bëjë çfarë të dojë në një ndeshje kundër teje.

Brighton e meritoi suksesin dhe unë përpiqem të mësoj nga ky ekip. Është po aq unik sa një restorant me yje Michelin. Në Katalonjë kishte një restorant “elBulli” dhe Ferran Adria ishte shefi më i mirë për shumë vite, ai ndryshoi kuzhinën. Dhe Brighton tregon diçka të veçantë.

Ka të bëjë me atë se sa shpejt merren vendimet. Lojtarët e Brighton janë mjeshtra për të përcaktuar se kur duhet të kalojnë topin te një lojtar i lirë, ata janë më të mirët në botë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb