Erling Haaland është përjashtuar nga ndeshja e Manchester Cityt me Luton. Sulmuesi ka qenë titullar në çdo ndeshje të Premier League për City këtë sezon, por nuk është në dispozicion për sfidën e sotme.

Kjo do të thotë se City nuk do të ketë golashënuesin e tij më të mirë, pasi tenton t’i japë fund një ecuria prej katër ndeshjesh pa fitore në kampionat. Haaland ka shënuar 14 gola në 15 ndeshje në Premier, por nuk arriti të gjejë rrjetën në dy ndeshjet e fundit të Cityt kundër Tottenham dhe Aston Villa.

Julian Alvarez mund të luajë në vend të Haaland ndërsa Rodri dhe Jack Grealish do të kthehen nga pezullimi. Jeremy Doku mbetet në dyshim pasi humbi udhëtimin në Villa Park për shkak dëmtimi. Kjo do të thotë që Bernardo Silva ose Phil Foden mund të luajnë si numri 10, përveç nëse Guardiola zgjedh Rico Leëis në mes edhe një herë.

Thuhet se Haaland, 23 vjeç, ka pasur një dëmtim në këmbë gjatë javëve të fundit. Ky problem mund ta përjashtojë Haaland nga ndeshjet e ardhshme kundër Crvena Zvezda dhe Crystal Palace

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb