Pas dy humbjeve radhazi në Premier Ligë, Mancester Junajtid është rikthyer te fitorja, duke mposhtur në shtëpi 2-0 ekipin e Evertonit. Një sukses që mban ekipin e Ten Hag në luftën për një vend në Ligën e Kampioneve.

Të dy golat erdhën në pjesën e parë dhe të dy u shënuan me penallti. Në minutën e 12-të ishte Bruno Fernandes që u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërsa në të 36-ën Rashford dyfishoi po me anë të penalltisë.

Me këtë sukses, Junajtid mban vendin e gjashtë, por afrohet me tetë pikë nga zona Champions. Ndërsa Everton në vendin e 16-të, duke rrezikuar rënien nga Premier Liga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb