ITALI- Trajneri i Interit, Roberto Mancini është penduar pse nuk e futi në lojë që në fillim Xherdan Shaqirin në përballjen ndaj Fiorentinas.

Interi humbi ndaj Fiorentinas në Giuseppe Meazza me rezultain 1-0, ndërsa është Mancini ai që pendohet pse nuk startoi me Shaqirin që nga fillimi i takimit.

“Shaqiri luajti të enjten, mendova se duhet të pushojë. Ai e nisi shumë mirë kur hyri, por kjo dukej qartë që nuk mjaftonte. Ne e dimë se ai mund të japë më shumë dhe shpresoj se do ta bëj këtë në të ardhmen”- ka thënë Mancini.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: