Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se PD-ja është krijuar me dy parimet, interesin kombëtar dhe lirinë e të drejtave njerëzore.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se do të ishte fatale për individin që të mos i interesonte e vërteta.

“Mendoj se beteja për të vërtetën fakton, njeriun, individin dhe grupin, forcën politike. Do të ishte fatale për një individ i cili i lejon vetes që të thotë; s’më intereson e vërteta, apo e delegon te diktati. PD është krijuar në dy parime, interes kombëtar dhe liri të të drejtave njerëzore. Partia që ishte para PD e kishte shitur interesin kombëtar. Partia që ishte para PD e kishte mbushur vendin me burgje dhe kampe përqendrimi. Një parti tjetër u ngrit mbi këto dy shtylla.”, tha ai.

Mes të tjerash Berisha pohoi se nuk ka asnjë grup tjetër parlamentar, përveç PD-së.

“S’kam grup tjetër parlamentar, përveç PD. Sikur dy të mbeten, i dyti do të jem unë. Mbështes çdo lloj vendimi. Por nuk ekzekuton asnjë gjë. Janë përdorur fonde të buxhetit për të pasuruar veten time, kështu thuhet. Por buxheti ka një meritë, vendosi sistemin online të buxhetit. Ti dhe çdo njeri tjetër mund të kontrollonte të nesërmen çdo qindarkë që dilte prej buxhetit. S’ka asnjë gjë enigmatike te buxheti, është i qartë si drita e diellit. Është bërë fjalë për buxhetin. Duket se Edi Rama dhe George Soros s’kanë arritur të gjejnë forma të tjera dhe kanë thënë; hajde të gjejmë diçka te buxheti.”, theksoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb