Sadio Mane po luan sezonin e tij të para në Arabinë Saudite me Al Nassr. Në 18 ndeshje, sulmuesi nga Senegali ka realizuar 8 gola dhe numëron 4 asiste. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai shprehet se ndjehet mjaft i lumtur në Arabi.

“Për ju, nëse dikush nuk luan në Evropë, nuk është i rëndësishëm, por ju mund të luani futboll edhe jashtë Evropës. Saudi Pro League është një kampionat shumë i mirë, të cilin e shikojnë në të gjithë botën. Unë po bëj më të mirën, po shijoj çdo minutë. Ju mendoni se nuk jam i lumtur sepse nuk luaj në Evropë, por nuk është kështu” – Tha ai.

Futbolli arab është rritur shumë teksa në vitet e fundit falë investimeve të rëndësishme, kanë transferuar yje të mëdha të futbollit botëror, një ndër ta është edhe shoku i skuadrës së Mane, Cristiano Ronaldo. Gjithsesi, shpenzimet marramendëse kanë bërë që shumë njerëz të botës së futbollit të jenë kundër mënyrë së qasjes arabe për lojën më të bukur në botë.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: