Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka uruar mirëseardhjen artistit Niko Dhales, që është nisur nga Parisi drejt Tiranës për t’iu bashkuar manifestimit të 2 marsit në Bulvardin “Dëshmorët e Kombit”.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

“Mirësevjen artisti ynë i dashur që u largove 30 vite më parë drejt Francës, z.Niko Dhales.
Dhjetëra shqiponja po bashkohen edhe nga Franca me Pranverën Kuqezi më 2 mars në Tiranë. Mirënjohje dhe nderim atdhedashurisë tuaj”, shkruan  Presidenti Meta.

Më herët në një postim në Facebook, piktori Dhales lajmëron nisjen e tij nga Franca.

“UNE PO NISEM NGA PARISI PER NE TIRANE duke ju bashkuar thirrjes se Presidentit te Republikes z. Ilir Meta ne mbrojtje te Kushtetutes, librit te shenjte te demokracisë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb