Në rrjetet sociale vijon gara e dezinformimit, ku lajmet e rreme shiten si të vërteta.

Logoja e News24 është përdorur disa herë dhe vazhdon të përdoret për të shpërndarë informacione te rreme të shkruara, apo për të krijuar meme, që lehtësisht merren si të mirëqena nga lexuesit, për shkak të besimit që kanë tek televizioni më i madh informativ në Shqipëri.

Një e tillë së fundi është shpërndarë dhe përdorur edhe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili e ka përdorur atë për qëllimet e veta duke shfrytëzuar besueshmërinë që shikuesit kanë në logon e News24.

Lajmi i fundit që transmetohet në kohë reale përmes titrave, është pika më e fortë e televizionit News24. Për këtë arsye, formati i titrave manipulohet për të shpërndarë në rrjetet sociale informacione të pasakta, që ndonjëherë bartin humor, ndonjëherë janë bullizuese apo edhe dashakeqe.

Por edhe njëherë News24 siguron se në informacionin e saj është e vërtetë, e paanshme dhe vetëm pasqyruese pa komente e ngjyrim.

Raste të tilla janë të vazhdueshme, dhe pavarësisht qëllimit të autorit, dëmtojnë publikun, të cilit i jepen informacione të rreme por edhe News24, bësueshmëria e të cilit keqpërdoret.

Televizioni News24 në çdo rast raporton me korrektësi dhe seriozitet lajmin dhe për asnjë moment nuk devijon nga qëllimi i tij parësor, që është informimi i publikut me seriozitet dhe përkushtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: