Recete nga znj Eneida
Përbërësit

3 patate mesatare
1 e verdhë veze
2 filxhanë kafeje me miell
Pak kripë
100 gr rikota
50 gr arra të grira
1 lugë gjalpë
Erëza të freskëta
4-5 feta pançetë

Përgatitja

Ziejmë patatet dhe më pas i shtypim deri sa të bëhen pure. I vendosim mbi banakun e kuzhinës dhe hedhim kripë, të verdhën e vezës dhe miellin. Formojmë brumin i cili del i butë dhe vazhdimisht duhet të kemi pak miell afër që të mos na ngjitet në duar. E ndajmë në pjesë dhe më pas formojmë shirita cilindrikë të cilët i presim me thikë në copëza. Bëjmë bashkë gjizën me arrat. I hapim copëzat e njokit dhe në mes vendosim pak gjizë. E mbyllim dhe kështu veprojmë për të gjitha. Në ujin qe zien shtojmë njokit dhe sapo të ngrihen në sipërfaqe i heqim dhe i kalojmë në tigan me gjalpë dhe pançetën që po skuqet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: