U krijua për të vënë drejtësi por mesa duket edhe sistemi VAR në futboll ka shumë për të arritur perfeksionin. Kjo pasi shefi i këtij sistemi në “Bundesligë” është shkarkuar për shkak se ka manipuluar vendimet e supervizorit në fushë.

Federata gjermane e futbollit ka rënë dakord për shkarkimin e drejtorit Helmut Krug pas një mbledhje të prganizuar për problemin ditën e sotme.

Në një shpallje zyrtare nga Federata Gjermane e Futbollit është cituar se: “Si pasojë e problemeve në gjykimin e moviolës elektronike, kemi vendosur shkarkimin e drejtorit të saj, Helmut Krug, duke emëruar në këtë pozicion drejtorin e trupit gjykues në futbollin gjerman, Mikael Frëlish, i cili do të ketë mbështetjen në terren nga kreu i arbitrave, Florian Gëte”.
krug
Sipas gjermanes “Sport Bild”, thuhet se ish-drejtori i VAR-it, Helmut Krug, është akuzuar për manipulimin e vendimeve. Specifikisht, një prej rasteve konkretë ka qenë sfida mes Shalkes dhe Volfsburgut në javën e dhjetë të Bundesligës, ku Krug ka anuluar vendimin e supervizorit në terren duke e favorizuar skuadrën e Shalkes me 11-metërsh. Megjithatë, vetë Helmut Krug e ka mohuar këtë lajm duke thënë se është i pavërtetë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb