TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kërkon që titujt shkencorë të dhëna në 30 vitet e fundit të mos njihen. Në një status në “Facebook”, Manjani shkruan se Shqipëria nuk as doktorë shkencash e aq më pak profesorë. Duke iu referuar çështjes së lahutës, ish-ministri shprehet se të vetmen detyrë që kishim, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe mbajtjen gjallë të Albanologjisë, nuk po e bëjmë, ndaj duhet pranuar se titujt shkencorë pa asnjë shkencë nuk kanë kuptim.

STATUSI I MANJANIT
Shqipëria nuk ka as “doktorë shkencash” e aq më pak “Profesorë”.
Zaten, nuk ka asgjë të re të shpikur nga asnjë shqiptar. As rrotën e as internetin nuk e kanë shpikur “doktorët” apo “profesorët” tanë.

Të vetmen detyrë që kishim, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe mbajtjen gjallë të Albanologjisë, nuk po e bëjmë. Profesor Aleks Buda ka qenë i fundit Albanolog i klasit të lartë.

Edhe lahutën na e morën Serbët.
Ndaj ky shteti i sotëm duhet të paktën të njohë dhe pranojë me vetëm pak sinqeritet se Titujt Shkencorë pa shkencë nuk kanë asnjë kuptim!

Titujt e dhënë deri më sot, përgjatë 30 viteve të fundit, duhen shumëzuar me 0.
Ato prezumohen se janë kopje të vjedhura dhe të përkthyera, pra plagjiatura të pastra!

Manjani Fb
Manjani Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb