SHKUP- Nuk ka të ndalur përdorimi i gjuhës së urrejtjes në Maqedoni. Kjo dukuri negative shpesh kalon pa u vërejtur dhe sanksionuar as edhe nga Institucionet përkatëse, edhe përkundër se gjuha e urrejtjes sanksionohet me ligj. Ky ka qenë konkluzioni i Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti. Avokati i Popullit pohon se raste të shumta kalojnë pa u evidentuar me faj të institucioneve, transmeton Alsat-M.

“Ky është problemi, se në Maqedoni mosveprimi i institucioneve shkakton pasiguri te qytetarët dhe shkakton humbje të besimit ndaj tyre…thjesht pra ai veprimi apo mosveprimi me prapavijë politike i institucioneve, posaçërisht ai i gjyqësorit dhe prokurorisë është shumë i theksuar”, tha Memeti.

Sipas Memetit, gjuhë të tillë nuk përdor vetëm popullata e rëndomtë. Ai thotë se ka raste kur pikërisht personat publik shprehen me një gjuhë të tillë, duke mos pas brengë nëse ajo lëndon ose jo vlerat e bashkëqytetarëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: