Kampionati i Maqedonisë së Veriut është mbyllur sot me ndeshjet e javës së 33-të, që kanë dekretuar titullin kampion të Strugës, edhe pse kjo e fundit e përfundoi me pikë të barabarta me Shkëndijën.

Skuadra e Strugës u mund në shtëpi me shifrat 2-1 nga Shkupi që drejtohet nga Ernest Gjoka, por ky i fundit nuk kishte pse të festonte këtë sukses, Kjo, për shkak se vendi i tretë nuk siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, meqë Maqedonia ka humbur një skuadër në kompeticionet europiane për shkak të renditjes që ka aktualisht në UEFA.

Në këtë turne do të shkojë Shkëndija e cila me fitoren 2-0 ndaj Rabotniçkit, siguroi vendin e dytë, me pikë të barabarta me Strugën por me një bilanc direkt më të keq se kampionët që u konfirmuan në kreun e klasifikimit për të dytin vit radhazi.

REZULTATET

JAVA 33

Bregalnica-Sileks 1-1

Brera Strumica – Makedonija GP 5-3

Rabotniçki-Shkëndija 0-2

Struga-Shkupi 1-2

Vardar-Tikves 2-2

Voska Sport-Gostivar 1-1

Popo
Popo

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb